Obeziteti është shndërruar në një problem botëror, ndërsa rritja e standartit të jetesës ka shndërruar sëmundjet kardiovaskulare në shkakun kryesor të vdekjeve në vendet e zhvilluara në shekullin XXI.
Megjithatë, ka një kryeqytet europian të obezitetit, i cili quhet Londër. Britania e Madhe, në tërësinë e saj, është shteti që vuan më shumë nga dhjami i tepërt.
Një studim për parametrat shëndetësore të qytetarëve të Bashkimit Europian zbuloi se 24% e femrave britanike mbi 18 vjeç janë obeze, ndërsa përsa i përket seksit tjetër, 22% e meshkujve e vendosin vendin në pozicionin e dytë midis 27 vendeve antare.
Me tetë milion banorë, kryeqyteti britanik është strehë e pothuajse dy milion obezëve, më shumë se kudo tjetër në Europë dhe një parajsë e vërtetë për të gjithë rrjetet ndërkombëtare të restoranteve.
Në Gjermani, rreth 15% e popullsisë konsiderohet obeze, shifër që vjen duke u reduktuar në 12,7% në Francë dhe 9,3% në Itali. Ish-Republikat Sovjetike të Letonisë dhe Estonisë janë shtetet e tjera pas Britanisë që kanë probleme serioze me dhjamin.
Rumania është shteti antar me më pak probleme të mbipeshës, duke i figuruar në vendin e fundit si për meshkujt dhe për femrat obeze.
Renditja e obezitetit në BE tek femrat
Britania e Madhe 23,9% e popullsisë
Malta 21,1%
Letonia 20,9%
…………………
Bullgaria 11,3%
Italia 9,3%
Rumania 8%
Renditja e obezitetit në BE tek meshkujt
Malta 24,7%
Britania e Madhe 22,1%
Hungaria 21,4%
………………….
Bullgaria 11,6%
Italia 11,3%
Rumania 7,6%
Top Channel