Presidenti i Jemenit, Ali Abdullah Saleh firmosi një marrëveshje sipas të cilës, do të japë dorëheqjen pas protestave që zgjasin prej muajsh në vend.
Sipas planit i nënshkruar në prani të Mbretit Saudit Abdullah dhe zyrtarëve të tjerë sauditë në Riad, Saleh do t’ia kalojë pushtetin zëvendësit të tij, përpara zgjedhjeve të parakohshme dhe në këmbim do t’i garantohet imunitet nga ndjekja penale.
Por protestuesit e grumbulluar në kryeqytetin Sanaa, në Jemen deklaruan se do të kundërshtonin cdo pakt, që do të garantojë imunitetin e Presidentit.
Sipas tyre, kjo inisiativë e marrë nga vendet arabe të Gjirit, përbuz gjakun e martirëve. Qindra persona humbën jetën dhe mijëra të tjerë u plagosën, pas shtypjes së protestave që nisën në muajin shkurt.
Top Channel