Papa ndal skizmën, Papa Leoni XIV apel kundër shugurimeve pa miratimin e Selisë së Shenjtë

01/07/2026 14:40

Papa Leoni XIV i bëri thirrje drejtuesve dhe anëtarëve të Vëllazërisë Meshtarake Shën Piu X që të heqin dorë nga plani për shugurimin e katër ipeshkvijve të rinj pa mandat papnor, duke paralajmëruar se një veprim i tillë do të përbënte një akt skizmatik për Kishën Katolike.

Letra e Papës u dërgua pak përpara ceremonisë së planifikuar të mbahet në Écône të Zvicrës. Në mesazhin e tij, drejtuar eprorit të përgjithshëm të Vëllazërisë, imzot Davide Pagliarani, Papa shprehet se po u drejtohet me “zemër atërore” jo vetëm krerëve, por edhe meshtarëve, seminaristëve dhe besimtarëve të lidhur me këtë bashkësi.

“Kisha”, tha Ati i Shenjtë, e vlerëson zellin e tyre apostolik dhe dëshirën për të qëndruar besnikë ndaj Traditës. Këto, kujtoi ai, janë elemente kanë bërë që papë të mëparshëm të mbajnë gjithmonë një qëndrim të kujdesshëm dhe dashamirës ndaj Vëllazërisë. Megjithatë, Leoni i XIV, i ftoi që ta rishqyrtojnë vendimin e tyre.

Ju lutem dhe ju kërkoj me gjithë zemër: hiqni dorë nga kjo rrugë“, la shkruar ai, duke i ftuar të mendojnë mbi pasojat që një veprim i tillë do të kishte për jetën shpirtërore të besimtarëve.

Sipas Papës, shugurimi i ipeshkvijve pa autorizimin e Selisë së Shenjtë do t’i privonte besimtarët nga marrja e ligjshme e sakramenteve që u nevojiten për jetën e tyre të krishterë, e në disa raste rrëfimin e martesën.

Top Channel