Egjipt, ushtarakët kërkojnë ndjesë për viktimat

24/11/2011 00:00

Liderët ushtarakë të Egjiptit kërkuan ndjesë për vdekjen e 35
protestuesve në përleshjet e këtyre ditëve, pas trazirave të nisura të
premten.

Në apologjine e tij, Këshilli Suprem i Forcave të Armatosura i referohej viktimave te dhunes se trupave te tij si martire ne radhet e bijve besnike te vendit.

Protestuesit e refuzuan oferten e kastes ushtarake per nje pershpejtim te kalimit te pushtetit ne duart e nje Autoriteti Civil. Ne vend te kesaj, pretendojne doreheqjen e menjehershme te qeverise aktuale dhe zotohen t’i vazhdojne protestat deri ne largimin e drejtuesve ushtarake.

Te merkuren ne televizionin shteteror u shfaqen disa gjenerale per t’i ofruar ngushellimet e tyre familjeve te viktimave. Kete mesazh ata e perdoren per t’i kerkuar njekohesisht egjiptjaneve te mos i krahasojne me regjimin e permbysur te Hosni Mubarak, ndersa kembengulen te tregojne se nuk po perpiqen te mbajne me force pushtetin. Perleshjet neper rruge vazhduan ne kajro mbremjen e djeshme. Me te ashpra ishin ato perreth Ministrise se Brendeshme ne sheshin “Tahrir”.
 
Situata kete mengjes ishte me e qete, por demonstruesit vazhdojne ta mbajne sheshin te pushtuar e thone se nuk do te largohen deri ne plotesimin e kerkesave te tyre. Tymi nga gazi lotsjellës ka mbuluar edhe qytete te tjera te Egjiptit.

Protesta e shperthime dhune pati edhe ne Aleksandri e në qytetin e Ismailiase, përgjatë Kanalit të Suezit. Disa demonstrues u përpoqën t’i largonin mjetet e gazit, duke i qëlluar me shqelm. Të tjerë morën vrapin kur dëgjuan breshëritë e të shtënave me armë. Turma leshoi gjithashtu shishe bezine mbi trupat ushtarake qe kaluan me mjete të blinduara dhe tanke nëpër rrugët e qytetit.

Top Channel