Blen predhën në internet, plagoset 16-vjeçari

24/11/2011 17:00

Një adoleshent në Britaninë e Madhe pësoi djegie të rënda në trup dhe një dëmtim serioz në dy gishta, pasi një predhë që bleu në internet i shpërtheu në dorë.

Siç raportuan mediat ditën e enjte, 16-vjeçari ishte i apasionuar pas armëve dhe po zbërthente predhën kur ajo i shpërtheu, por ai nuk e besonte se ajo ishte ende në gjendje pune.

”Dëgjuam një shpërthim të madh, të ndjekur nga një klithmë. Fillimisht menduam se kishte rënë rafti i librave në dhomë, por kur shkuam atje, pamë gjak gjithandej. Ishte një skenë e frikshme. Fillimisht menduam se djali kishte humbur dorën, por për fat të mirë, ia hodhi vetëm me dëmtime të lehta duke konsideruar atë që ndodhi”, deklaroi babai i viktimës.

16-vjeçari nisi të koleksiononte armë në muajin janar. Ai pagoi 36 paund për mortajën spanjolle, e cila i mbërriti në shtëpi me postë, pasi ishte transportuar në një aeroplan.

Është e paqartë se si ka mundësi që një faqe interneti, e ngjashme me “E-bay”, të shesë predha me municion të vërtetë tek një minoren.

FOTO GALERI
2/2
Demtimet e 16-vjecarit qe bleu nje predhe ne internet

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA