Të marrësh doza të larta paracetamoli është shumë e rrezikshme dhe mund të çojë deri në vdekje.

Sipas një studimi në Britaninë e Madhe, njerëzit e kanë të vështirë të kuptojnë se po e teprojnë me medikamentin dhe kjo gjë mund të jetë fatale. Ekspertët theksojnë se paracetamoli ndihmon shumë në kalimin e gripit, por duhet pasur kujdes me sasinë që konsumojmë.

Tetë tableta në ditë (ose 4 gramë) duhet të jetë maksimumi që një njeri nuk duhet absolutisht ta kalojë.

Sipas doktorit Kenneth Simpson, paracetamoli i tepërt shkakton probleme të rënda në mëlçi.

Top Channel