Martesa e homoseksualëve merr “bekimin” e kishës

23/11/2011 19:25

Së shpejti të gjithë ciftet homoseksuale në Danimarkë, përvec celebrimit në zyrat shtetërore, mund edhe të “kurorëzohen” në kishat evangjelike luteriane të shtetit, njësoj si heteroseksualët.

Lajmi është njoftuar nga Ministri i Barazisë dhe Besimit, duke shtuar se tashmë është duke u punuar në këtë fushë dhe së shpejti projekt-ligji do t’i paraqitet parlamentit danez për miratimin e tij.

Nëse parlamenti miraton projekt-ligjin që do t’i paraqitet, pritet që martesa e parë mes një cifti homoseksual në kishë, të kurorëzohet pranverën e ardhshme.

Top Channel