Portrete të ndryshme në një foto të vetme

21/11/2011 13:20

Një foto hipnotizuese që tregon qindra portrete që shkrihen me njëri-tjetrin është krijuar nga artisti francez Micaël Reynaud, i cili ka përdorur shumë imazhe bardhë e zi për të krijuar këtë vepër arti grafik.

Amalgamation quhet dokumenti GIF (format ndryshimi grafik) që është një format imazhi bitmap. Për herë të parë, imazhet bitmap janë shfaqur në vitin 1987 nëpër televizione dhe përdoreshin për klipe të shkurtra me rezolucion të ulët.

Në këtë foto tiparet femërore shkrihen me ato mashkullore. Reynaud ka theksuar se qëllimi i tij është të krijojë “vepra që habisin”.

“Mundohem që punët e mia të kenë sa më shumë cilësi edhe pse disa mund të më quajnë të çmendur”, ka shkruar artisti francez në faqen e tij në internet.

Top Channel