Milani do të besojë te Aleksandre Pato për të mundur Barcelonën në ndeshjen e javës së pestë të Ligës së Kampioneve.
Të dyja skuadrat e kanë siguruar kualifikimin për në 1/8 e finaleve të këtij aktivitetit dhe sfida mes tyre është vetëm për të caktuar skuadrën që do të mbyllë fazën e grupeve në vendin e parë.
Kuqezinjve u duhet me cdo kusht të fitojnë ndaj katalanasve në ndeshjen e San Siros dhe për këtë arsye sulmuesi brazilian pritet të luajë në formacionin bazë të skuadrës.
Pato, cili pësoi një dëmtim muskular para dy muajsh, u rikthye në fushën e lojës në ndeshjen me Fiorentinën në fundjavë dhe ndaj Barcelonës do të kërkojë të shënojë sërish.
Deri tani në këtë sezon, Pato ka luajtur 6 ndeshje me kuqezinjtë duke shënuar vetëm 1 gol, atë të shënuar në sfiden me blaugranat në “Camp Nou” në minutën e parë të ndeshjes.
Top Channel