Si të shpëtoni një marrëdhënie që po shkon drejt fundit? Terapistët zbulojnë shenjat dhe mënyrat për ta rindërtuar
Arabia Saudite, një ndër prodhuesit më të mëdhenj të naftës në botë, po mendon seriozisht përdorimin e diellit për të plotësuar një pjesë të mirë të nevojave të brendshme për energji.
Sipas një plani të hartuar nga autoritetet saudite, brenda vitit 2020 planifikohet prodhimi i 10 përqind të energjisë duke përdorur panelet diellore. Kjo sasi do të kursente 1/8 e naftës që vendi prodhon brenda një viti. Aktualisht burimi kryesor i energjisë në Arabi është ai i naftës. 50 përqind e sasisë së nevojshme për popullsinë përftohet nëpërmjet kësaj mënyre.
Por kur cmimi i “arit të zi” në tregjet ndërkombëtare sa vjen e rritet, sauditët po përpiqen të përfitojnë nga kjo situatë. Plani i tyre për të shfrytëzuar rrezet diellore do t’i lejonte vendit që sasinë e naftës që konsumohet për plotësimin e nevojave të brendshme, ta eksportonte.
Energjia nëpërmjet rrezeve diellore, e njohur ndryshe edhe si “energjia e pastër” për shkak të efektit zero që ka në ndotjen e ambientit, po fiton gjithnjë e më shumë terren në politikat energjitike të vendeve të mëdha.
Edhe Shtetet e Bashkuara, konsumatori numër një në botë i naftës kanë vënë në jetë një sërë projektesh, e shumë të tjera janë në plan për të ardhmen, Kina gjithashtu ka shfaqur pretendimet e saj në këtë fushë, por asnjë vend tjetër në botë nuk ka shfaqur një plan kaq “agresiv” sa Arabia Saudite.
Top Channel