Kalon rrethimin e majmunëve, përfundon në spital

18/11/2011 11:45

Majmunët njihen nga të gjithë si qënia më e zgjuar pas njeriut, por kjo nuk do të thotë se ata janë të arsyeshëm kur dikush u hyn në shtëpi pa “u marrë leje”.

Një kameraman amator kapi me kamerën e tij momentin kur një vizitor i dehur në një kopsht zoologjik në Brazil, kaloi rrethimin për të përkëdhelur nga pranë majmunët.

Të frikësuar për këlyshët e tyre, kafshët sulmuan bashkarisht njeriun, duke e detyruar të zmbrapsej me plagë të rënda kafshimi. Megjithatë, nëse nuk do të kishte qenë për të pranishmit e tjerë, që i erdhën në ndihmë, guximi mund t’i kishte kushtuar shumë më shtrenjtë se disa ditë në sptial 48-vjeçarit.

FOTO GALERI
1/4
Sulmi i majmuneve ndaj njeriut qe tentoi ti afrohej me shume sec duhej

Top Channel