Femrat saudite do të mbulojnë edhe sytë

18/11/2011 21:35

Femrat në Arabinë Saudite mund të detyrohen të mbulojnë edhe sytë… nëse i kanë të bukur.

Qeveria ultra-konservative saudite ka propozuar këtë masë drastike për mbulimin e syve që mund të shkaktojnë tundim.

Një zëdhënës i Komitetit për Promovimin e Virtytit dhe Ndalimin e Vesit në Arabinë Saudite bëri të ditur lajmin duke thënë se kjo masë është e nevojshme.

Femrat në Arabinë Saudite janë të detyruara të mbulohen tërësisht me një copë të zezë duke lënë jashtë vetëm fytyrën, ndërsa në disa rajone ato duhet të mbulojnë edhe faqet në publik.

Nëse nuk veprojnë kështu, dënohen me gjoba apo rrahje me kamzhik.

Top Channel