Bunkeri që do të prodhojë energji

18/11/2011 14:15

Një bunker i ndërtuar në Gjermani në kohën e nazizmit për të mbrojtur popullatën nga bombardimet e aleatëve, do të shndërrohet në një prej paneleve më të mëdha të energjisë botërore në botë.

I quajtur “Flakturne”, bunkeri ndodhur në lagjen Vilhemsburg të Hamburgut, ka mure pesë metra të trashë dhe siguronte nga bombat 30 mijë banorë, në të njëjtën kohë që mund të qëllonte ndaj avionëve që i afroheshin, nëpërmjet armëve gjigante që ishin vendosur mbi të.

Megjithatë, një projekt i bashkisë së qytetit do ta përshtasë atë për kushtet e shekullit XXI. E gjithë struktura do të vishet me panele diellore të sofistikuara për të përthithur sa më shumë energji, mjaftueshëm për të furnizuar me elektricitet 1 mijë shtëpi dhe ngorhje 3 mijë të tjera.

Bunkeri nëntëkatësh, që tashmë do të ripagëzohet me emrin “Energiebunker”, do të jetë tërësisht funksional duke nisur nga viti 2013.

Top Channel