Hundët e zëna? Janë vetëm një ndjesi

17/11/2011 00:00

Hundët e zëna? Ndoshta varet vetëm nga ajri që thithim. Një studim i
institutit amerikan Monell Center, në Filadelfia, ka treguar se shpesh
herë bllokimi i hundës nuk shkaktohet nga një pengesë e vërtetë e
qarkullimit të fluksit të ajrit.

Sipas studimit, i publikuar në revistën online “PloS One”, bllokimi shkaktohet nga një ndjesi e alternuar që ajri kalon me vështirësi.

Përfundimet e studimit vijnë pas një eksperimenti mbi 44 vullnetarë, të cilët bioinxhinieri Kai Zhao i ka vënë të thithin ajër në një dhomë me temperatura të ndryshme dhe lagështirë.

Në rastin e parë ajri ishte me temperaturën dhe lagështirën e ambientit, në të dytin ajri ishte i thatë dhe me temperaturën e ambientit, ndërsa në të tretin ajri ishte i ftohtë.

Pjesëmarrësit në eksperiment kanë deklaruar më pas se ndjesinë më të vogël të hundëve të bllokuara e patën kur thithnin ajrin e ftohtë, i ndjekur nga ajri me temperaturë normale, por i thatë.

Top Channel