Google lancon dyqanin e muzikës online

17/11/2011 13:45

Google ka lancuar një shërbim të ri, Google Music, që shetë këngë online dhe i hap një sfidë të fortë iTune-it të kompanisë “Apple” dhe faqes Amazon.

Prej së mërkurës, kolosi i internetit ka nisur shitjen e miliona këngëve në Android Market.

Lajmin e ka bërë të ditur menaxheri i Google, Paul Joyce në një konferencë për shtyp në Los Anxhelos, ku dhe u prezantua projekti.

Shërbimi muzikor vë në dispozicion 13 milionë këngë dhe u mundëson përdoruesve që të blejnë këngë përmes Android Market, ku tashmë mund të merren me qera filma e të blihen libra. Përdoruesit do të kenë gjithashtu mundësi të arkivojnë dhe kryejnë transmetimin e 20 mijë këngëve.

Google Music, për momentin, është i përdorueshëm vetëm në Shtetet e Bashkuara dhe në ditët e ardhshme do të jetë i mundur shkarkimi i muzikës në smartphone dhe tablet, me sistemin operativ Android.

Top Channel