Kultura dhe tradita të ndryshme në pesë kontinentet e rruzullit, një ndër pasionet e përbashkëta: kafeja!

Janë miliarda në botë konsumatorët që i vlerësojnë shijen, por kur fantasia hyn në lojë, kafeja mund të shndërrohet e në punim artistik, për t’u shijuar edhe vizualisht.

Është rasti i Saimir Stratit, sfida e radhës për të thyer një tjetër rekord Guinness, është ky mozaik 25 m2, me 1 milion kokrra kafeje, më i madhi në botë i kësaj gjinie. Koncepti i tij…

“E kam konceptuar botën si një familje, një botë, një familje, një kafe, 5 personazhe që përfaqësojnë 5 kontinetet. Vepra është mundësuar nga Lori Caffe”, deklaron artisti Saimir Strati.

Janë tre tonalitete ngjyrash, të përftuara nga kafja e papjekur, gjysmë e pjekur dhe e pjekur mirë. Mozaiku mendohet të përfundojë në fillimet e dhjetorit.

Saimir Strati është deri tani fitues i 5 rekordeve Guiness, me punime të tjera që përpos fantazisë, e mjeshtërisë së punimit, kërkojnë një durim të jashtëzakonshëm. Disa prej tyre: mozaiku me kunja, me tapa, gozhdë.

Cdo kokërr kafeje e ngjitur, i jep më shumë formë mozaikut, ndërkohë që afron artistin Strati drejt Gunniess-it të tij të gjashtë.

Top Channel