Vdes themeluesi i rrjetit social Diaspora

15/11/2011 00:00

Ilya Zhitomirskiy, bashkëthemeluesi i rrjetit social që rivalizon Facebook, ka vdekur në moshën 22-vjecare.

I riu ishte një nga katër studentët e vendosur në Nju Jork që lancuan Diaspora-n, si një rrjet social që u ngrit për t’iu përgjigjur kritikave se Facebook nuk ishte në gjendje të menaxhonte privatësinë e përdoruesve të vetë.

Shkaqet e vdekjes së Zhitomirskiy pritet të përcaktohen pas disa javësh, njoftojnë bashkëpunëtorët e tij.

Ceremonitë përkujtimore për të riun rus janë planifikuar të bëhen në San Francisco më vonë gjatë javës.

“Do të na mungosh të gjithëve, Ilya, më shumë nga sa mendojmë ne. Ilya ishte një mik i ngushtë dhe një person i mrekullueshëm e me vizion, puna e të cilit për një të ardhme më të mirë online u solli shpresë shumë njerëzve”, thotë bashkëpunëtori i 22-vjecarit, Peter Shurman.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel