Korcë, Pedhiosis, konsulli i ri grek

15/11/2011 00:00

Konsulli i ri në konsullatën greke të Korçës do të jetë ish-punonjësi i Ministrisë së Jashtme helene, Jani Pedhiosis.

Zyrtari ka qenë edhe sekretar i dytë në ambasadën greke dhe konsull në Gjirokastër

Pedhiosis është pasardhës i konsullit Theodhors Ikonomus, i cili ka shkaktuar mjaft polemika për shkak të deklaratave të tij lidhur me procesin e regjistrimit të popullsisë.

Diplomatit grek u bë shumë i njohur per thirrjet nacionaliste te leshuara vazhdimisht ne juglindje te vendit. Largimi i Ikonomus nga konsullata erdhi për shkak të përfundimit të mandatit te tij dyvjecar.

Konsulli grek pati deklaruar se regjistrimi i popullsisë në Shqipëri është e vetmja shpresë për bashkimin e Greqisë me Vorio-Epirin.

Diplomati theksoi muaj më parë se regjistrimi është shansi i fundit që ata që quajnë veten grekë, të deklarojnë kombësinë e tyre dhe të kërkojnë të drejtat për Vorio-Epirin.

Ndërkohë pak javë më parë kryetari i PDIU-së  Shpëtim Idrizi kërkoi dëbimin e konsullit grek në Korçë, Theodhirus Ikonomus, për shkak të qëndrimeve në kundërshtim me ligjin që mundëson mbajtjen e censusit në Shqipëri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA