Një grup udhëtuesish të apasionuar pas pamjeve madhështore kanë pasur “fatin e mirë” të jenë fare pranë një vullkani në shpërthim.

Vullkani Nyamulgira në Republikën Demokratike të Kongos u rezervoi atyre një shfaqje të mrekullueshme, të cilën këta aventurierë e panë nga pranë, por krejtësisht të sigurtë për shkak se vendi ku kishin ngritur tendat nuk mund të arrihej nga llava.

Shpërthimi i këtij vullkani mund të zgjasë disa ditë ose muaj me radhë dhe deri tani nuk ka treguar shenja ndalimi. Për këtë arsye, këta udhëtarë do të qëndrojnë akoma për të shijuar “spektaklin”.

Një shpërthim i ngjashëm ka ndodhur në vitin 1989 dhe ka zgjatur plot 9 muaj.

“Ky është shpërthimi më i mrekullueshëm që kam parë ndonjëherë. Llava arrin lartësinë e 300 metrave dhe vendi që kemi zgjedhur është fantastik”, shprehet një nga udhëtuesit.

FOTO GALERI
2/4

Top Channel