Pijet e gazuara dëmtojnë zemrën e femrave

14/11/2011 11:30

Femrat që konsumojnë 2 pije të gazuara në ditë janë më të rrezikuara nga sëmundjet e zemrës, sipas një studimi shkencor.

4 mijë gra të moshës 45-84 vjeç u vëzhguan dhe u arrit përfundimi se ato që pinë freskuese të gazuara rrezikohen nga diabeti dhe sëmundjet e zemrës. Arsyeja kryesore është sasia e sheqerit në këto pije.

Udhëheqësja e studimit Dr. Christina Shay, e Universitetit të Oklahomas (SHBA), u shpreh: “Femrat që konsumojnë 2 ose më shumë pije të gazuara në ditë shtojnë masë dhjamore në pjesën e belit, por jo domosdoshmërisht shtojnë në peshë. Gjithashtu u vu re se ishin katër herë më shumë të rrezikuara për t’u prekur nga sëmundjet e zemrës dhe diabeti. Nuk ka të bëjë vetëm me obezitetin. Shumë femra që nuk janë të shëndosha janë njësoj të rrezikuara.”

Ky studim nuk është i vlefshëm për meshkujt sepse organizmi i tyre konsumon më shumë kalori se ai i femrave.

Top Channel