Afrika e Jugut, fermeri vritet nga hipopotami

14/11/2011 12:05

Një fermer afrikano-jugor është vrarë nga hipopotami i tij, të cilin e kishte marrë që në moshën 5 muajshe dhe e konsideronte si “djalin e tij”.

Hipopotami me emrin Humphrey sulmoi të shtunën në mbrëmje pronarin Marius Els duke e kafshuar disa herë dhe duke i shkaktuar vdekjen.

Në fillim të këtij viti, fermeri 41-vjeçar ishte fotografuar i lumtur mbi kurrizin e kafshës 1200 kilogramëshe.

“Humphrey është si një djalë për mua, është pjesë e familjes. Midis meje dhe Humphrey ka një marrëdhënie të veçantë që njerëzit nuk arrijnë ta kuptojnë. Njerëzit janë të bindur se një marrëdhënie të tillë mund ta kesh vetëm me qentë, macet e kafshët e tjera shtëpiake, por unë po tregoj se mund të kesh marrëdhënie të afërt edhe me një nga kafshët më të rrezikshme të Afrikës”, pati deklaruar Els.

Hipopotamët konsiderohen si një nga kafshët më të egra, sulmojnë njerëzit pa pasur provokim dhe përdorin dhëmbët e tyre të mëdhenj për të mbytur viktimat e tyre.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel