Kinë, martohen ditën e beqarëve

12/11/2011 00:00

11 Nëntori, megjithëse jo zyrtarisht konsiderohet si dita e beqarëve në Kinë dhe festohet prej viteve 90-të.

Por e premtja u shndërrua në ditën e bashkimit për shumë cifte që zgjodhën të kenë të shtypur në certifikaten e martesës gjashtë njëshat.

Qendrat e Rregjistrimit të Martesave në të gjithë vendin pranuan rezervime nga mbi 6000 cifte, një muaj përpara datës popullore.  

Data e martesës është shumë e rëndësishme për kinezët, të cilët besojnë se dita iu sjell fat për të ardhmen. Duke iu referuar shifrave zyrtare, vitin e kaluar në 10 Tetor 2010, 11 mijë cifte shkëmbyen unazat.

Top Channel