11/11/11, dynd çiftet e Këlnit në celebrim

12/11/2011 00:00

Mbi 130 cifte në Këln, të Gjermanisë, vendosën të martohen më 11.11.2011, me dëshiren e mirë se kjo ditë do t’u sjellë më shumë fat.

Prej orës 7 të mëngjesit, punonjësit e zyrave civile nisën punën për rregjistrimin e cifteve që kërkonin të martoheshin në orën 11.11 minuta duke besuar te forca e numrit 1.  

Në fakt kjo është një ditë e vecantë për banorët e Këlnit sepse përkon me nisjen e sezonit të karnavaleve, që tradicionalisht nis në orën 11 e 11 minuta të datës 11 Nëntor.

Top Channel