E ndërtuar buzë një gremine prej më shumë se një mijë metrash, një urë për këmbësorë mbi një shpat mali në Kinë është pa dyshim më e frikshmja në botë.

E sapoinauguruar, ura bëhet edhe më e frikshme duke patur parasysh që tabani i saj është i gjithi prej qelqi të tejdukshëm, çka të lejon të shikosh qartësisht poshtë se ku mund të përfundosh nëse kryen ndonjë hap të gabuar.

Në fakt, rrugëkalimi ndodhet në një lartësi prej 1 500 metrash mbi nivelin e detit, në majën e thepisur të malin Tianmen, në krahinën kineze të Zhangjiajie.

E gjatë 80 metra, ura lidh dy kreshta malore dhe mund të kalohet vetëm duke hequr këpucët, një rregull i vendosur për të mos bërë pis xhamin. Ndonëse është shndërruar në një tërheqje për shumë turistë, banorët vendas e kanë kritikuar këtë ndërtim, duke kërkuar që në vend të këtij kalimi, të ndërtohej një urë më praktike dhe mbi të gjitha, më pak e frikshme.

FOTO GALERI
2/3

Top Channel