I dashuruar pas një ekskavatori

11/11/2011 12:45

Ekskavatorët nuk janë vetëm mjete të domosdoshme në industrinë e ndërtimit, pasi ata mund të jenë të dobishëm dhe në industrinë e spektaklit.

Një adhurues i sporteve ekstreme dhe koreograf britanik arriti të mblidhte një turmë prej disa qindra personash në një qytet indian, duke i entuziasmuar me veprime të rralla në majën e vinçit të një ekskavatori në lëvizje.

”Vallëzimi” i tij në ajër përfshiu aftësi të shkëlqyera akrobatike, ndërsa në sfond, ngjarja u shoqërua me një muzikë klasike.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel