Femrat e ruajnë sekretin vetëm 32 minuta

11/11/2011 20:35

Bëni kujdes me ato që thoni sepse femrat janë në gjendje të ruajnë një sekret vetëm për 32 minuta.

Sipas një studimi, 85% e femrave i zbulojnë sekretet dhe këtu ndikon edhe teknologjia moderne me anë të së cilës informacioni mund të ndahet me shumë njerëz në të gjithë botën me një klikim të vetëm.

Vëzhgimi i rreth 3000 personave doli në përfundimin se femrave u duhen 32 minuta e 45 sekonda për të thyer besimin e dikujt duke i nxjerrë sekretin tek të paktën një person i tretë.

“Ky studim tregon qartë se femrat e kanë të vështirë të mbajnë sekrete. Sidomos tani që mund të komunikohet me këdo në çdo cep të botës, thashethemet e kanë më të lehtë të udhëtojnë më shpejt tek më shumë njerëz”, shprehet udhëheqësi i studimit.

Dr. Christine Bundy, e Universitetit të Mançesterit, tha: “Femrat vendosin se kujt do i thonë një sekret që i është besuar dhe zakonisht ia thonë një pjesëtari të familjes.”

Top Channel