11.11.11, bum celebrimesh në Tiranë

11/11/2011 18:30

Është e premte e megjithatë janë të shumta çiftet që kanë zgjedhur të celebrojnë martesën e tyre në një datë të vecantë dhe të përbërë nga shumë 1-sha.

Ndërkohë që çifte të tjera vazhdojnë të vijnë, Redona dhe Gramozi, Dhimitri dhe Eneda, Ëngjëlli dhe Miranda kanë filluar procedurat e martesës.

Ceremonive private të çifteve në zyrën e celebrimit të Njësisë Bashkiake nr.1 dhe 2 i shtohet edhe një tjetër festë. Martohet Taulanti me Lorenën, përgjegjësen e zyrës së gjendjes civile.

Por, përse kanë zgjedhur këto çifte datën 11.11.2011?

 “Është një datë e veçantë që nuk vjen më. Mendoj se është mbarësi.
Përveç kësaj jemi njohur në datën 11”, shprehet një çift.

Datat e martesave që kanë 3 numra të njejtë për ditën, muajin dhe vitin po kthehen në një traditë. Por, 12 është numri i fundit që mund të bëni këtë kombinim. Ka vetëm 12 muaj, kështu që do t’ju duhet të martoheni në data të veçanta, por që kanë mundësinë e kombinimit vetëm mes ditës dhe vitit.

Top Channel