Eurozona, Barroso: Ja rreziqet e përcarjes

10/11/2011 00:00

Presidenti i Komisionit të BE-së Jose Manuel Barroso ka paralajmëruar
për rreziqet e përçarjes ne zonen e euros dhe koston financiare qe do te
kishte nje zhvillim i tille.

“Një union i përçarë nuk do të funksiononte,” tha Barroso në një fjalim per Europen të mbajtur në Berlin.
Kontinenti i vjeter ndodhet para marrjes së vendimit nëse do të vazhdojë të ekzistojë apo do të shpërbëhet.

“Nje krisje ne Eurozone apo ne Bashkimin Europian do te kushtonte rreth 50% te GDP ne fazen fillestare. Dhe vetem Prodhimi i Brendshem Bruto i Gjermanise do te tkurrej me 3%, ajo do te humbiste 1 milione vende pune nese zona e Euros do te rrudhej ne nje grusht shtetesh anetare”, tha Barroso.
 
‘Një integrim i fortë në zonën e Euros, për të cilin është e rëndësishme politika ekonomike dhe financiare, nuk duhet të bjerë në kurriz të shteteve që nuk janë anëtare të Euros’, vazhdoi kreu i Komisionit Europian. Kjo nuk do të ishte e ndershme kundrejt vendeve si Polonia, e cila kërkon po ashtu të fusë monedhën evropiane. Shefi i grupit të Euros Jean-Claude Juncker, kundërshtoi mendimin e përgjithshëm se Euro ndodhet në krizë. Ekzistojnë probleme me vendet e zhytyra ne borxhe, por monedha e perbashket tha ai ne Lisbone, eshte nje histori suksesi me se paku për zvogëlimin e inflacionit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA