Stresi në punë është ngjitës

09/11/2011 17:35

Për shumë njerëz, vendi ku ulen për tetë orë në zyrën e tyre është ai ku kalojnë pjesën më të madhe të ditës. Kjo do të thotë që kolegët janë një pjesë e rëndësishme e jetës sonë duam apo nuk duam dhe një studim i ri tregon se humori i tyre është “ngjitës”.

Ankesat për shefin, gjendjen ekonomike, politikën apo jetën private është në gjendje të transmetohet nga një koleg tek tjetri, duke krijuar atë që njihet ndryshe si “stres pasiv” ose ankth.

”Njeriu është në gjendje që të imitojë apo të marrë veset te përsonave me të cilët ri edhe pa dashur. Si rrjedhojë, kjo do të thotë që marrim edhe anët negative, si presioni, pakënaqësia apo stresi”, shprehet psikologia Elaine Hatfield, e Universitetit të Hauait në SHBA.

Ndërsa absorbojmë stresin e të tjerëve, fillojmë edhe vetë që të ndihemi të stresuar, duke u përqendruar në çështje që mund të jenë shqetësuese për ne.

Njëkohësisht, studimi tregoi se femrat preken më shumë nga ky lloj transmetimi se sa meshkujt, pasi përgjithësisht, ato e kanë më të lehtë të bisedojnë me koleget e të njëjtit seks mbi problemet e tyre personale.

Top Channel