Asimo, roboti që ndihmon në shtëpi

09/11/2011 13:50

Në Japoni është prezantuar roboti Asimo që ndihmon në punët e shtëpisë dhe pritet të jetë një pjesëtar i domosdoshëm në çdo familje.

Shpikja e Hondës mund të ngjisë shkallët, të vrapojë dhe të hidhet me njërën këmbë, për të mos folur për aftësitë e tij në futboll.

Ky është versioni i fundit i robotëve shtëpiakë. Asimo është 1.2 metra i gjatë në mënyrë që të mos duket dhe aq i frikshëm. Versionet e mëparshme të Asimos kishin nevojën e një njeriu për tu marrë me problemet teknike që mund të lindnin herë pas here, ndërsa tani ky robot është krejtësisht “i pavarur”.

Rreth 20 robotë të tillë janë vënë në përdorim nëpër spitalet japoneze dhe pritet që Asimo të ketë përdorim të gjerë brenda 5 vitesh.

“Qëllimi ynë është të ndërtojmë një robot që do të jetë në shërbim të njerëzve në jetën e tyre të përditshme”, tha një përfaqësues i Hondës.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel