Rusia, mision ambicioz në Hënën e Marsit

08/11/2011 21:20

Rusia do të lëshojë një mision ambicioz për të mbledhur kampionë rëre dhe gurësh nga sipërfaqja e hënës së Marsit, Fobos, u njoftua gjatë të martës.

Të dhënat ranore të saletit me diametër 27 kilometra në ekuador pritet të zbardhin dyshimin që ai mund të ketë qenë fillimisht një asteroid i kapur nga Marsi.

Misioni do të quhet “Grunt”, që nga rusishtja do të thotë “Tokë”. Nisma është edhe më e rëndësishme pasi sondës do t’i bashkohet edhe sateliti i parë kinez i dërguar në Mars.

Yinghou-1 do të udhëtojë së bashku me platformën ruse të lëshimit deri në një largësi prej 115 kilometrash nga Planeti i Kuq, për të mbetur më pas në këtë orbitë, për të kryer fotografime dhe vëzhgime të shpeshta. Sonda ruse do të vazhdojë më pas e vetme rrugën e saj, deri në ulje në sipërfaqen e Fobosit.

Mostrat me rërë dhe gurë do të duan 33 muaj për të mbërritur në Tokë pas lëshimit të misionit. Moska ka lëshuar një total prej 16 misionesh në Mars që prej vitit 1960, por asnjëri nuk ka arritur të përmbushë me sukses objektivat e tij. Në nismën e fundit, një anije kozmike moderne e quajtur “Mars-96” shpërtheu në platformën e shpërthimit në Bajkonur, Kazakistan.

Top Channel