Skuadra më e njohur në Meksikë, Club America është në krizë rezultatesh. Në 17 ndeshjet e fundit, ky ekip ka arritur të fitojë vetëm 3 dhe tashmë e sheh veten në vendin e parafundit në kampionat.
Një situatë e tillë nuk pëlqehet nga drejtuesit e skuadrës meksikane, të cilët morën një vendim jo pak befasues; Të gjithë futbollistët e kësaj skuadre do të dalin në ankand në një faqe interneti.
Ajo që e përkeqësoi situatën e Club Amerika ishte sfida me Kruz Asul e fituar nga kjo e fundit me rezultatin 3-1.
‘U kërkojmë falje të gjithë tifozëve që na kanë ndjekur gjatë gjithë këtij sezoni në Apertura 2011. Do të fillojmë menjëherë punën për të përmbysur këtë situatë”, lexohet në faqen zyrtare të Club America.
Club America u themelua në vitin 1916, për t’u bërë një prej klubeve më prestigjoze në Meksikë së bashku me Çivas Guadalahara. Në vitin 2006, Club America fitoi Kupën e Kampioneve të CONCACAF për herë të pestë në historinë e saj duke marrë pjesë dhe në botërorin e klubeve ku u rendit në vendin e katërt.
Top Channel