Nëna anoreksie peshon më pak se vajza 7 vjeç

08/11/2011 17:00

Një nënë 26-vjeçare, e prekur anoreksia, peshon më pak se vajza shtatë vjeçare.

Historia u raportua në faqet e një reviste rozë britanike. Rebecca Jones ka vuajtur gjatë të gjithë jetës së saj nga sëmundja, që në të vërtetë është thjesht një gjendje psikologjike, që bllokon dëshirën për të ngrënë.

E veshur me rroba të njëjta me vajzën, diferenca duket qartë dhe është tronditëse. Në fakt, 26-vjeçarja peshon vetëm 28 kilogramë, ndërsa e bija që sapo ka mbushur shtatë vjeç është 30 kile.

Çrregullimi në dietën e Rebecca-s nisi kur ajo ishte 11 vjeç dhe prindërit e saj u divorcuan. Në moshën 13-vjeçare, ajo praktikisht rreshti së ngrëni, ndërsa shtatzania e saj nuk do të mund të kishte shkuar deri në fund, pa kujdes të vazhdueshëm mjekësor.

Sot, sipas doktorëve, nëna është në rrezik serioz për jetën e saj, ndërsa ka ditë që është aq e dobët sa nuk arrin të ngrihet nga krevati. Për fat të mirë, anoreksia nuk është gjenetike dhe vajza 7-vjeçare gëzon një shëndet të plotë.

Top Channel