Gioconda ishte një transvestit?!

08/11/2011 00:00

Gioconda ishte një transvestit! Është ky përfundimi tronditës i një
studiueseje franceze, Sophie Herfort, që ka publikuar një libër, që
përkon me hapjen e muzeut mbi Leonardo da Vinci-n në Londër.

Nëse Gioconda ishte me të vërtetë Lisa Ghedini, bashkëshortja e Francesco del Giocondo, atëherë përse portreti nuk ka qenë kurrë pronë e këtij të fundit?

Përse mes shumë shënimeve të gjeniut të madh të Rilindjes italiane nuk përmendet kurrë as ky portret dhe as kush e ka porositur?

Përse mjeshtri i madh nga Toskana nuk ka dashur të ndahet nga portreti i Monna Lisa, aq sa e mori me vete në Francë?

Pyetjet janë parashtruar nga Sophie Herfort, një profesore e re e Shkencave Artistike në Universitetin e Sorbonës, në Paris.

Libri i saj që sapo është publikuar, që mban titullin “Le Jocond” (Xhokondi), është rezultat i katër vite kërkime në Francë, Itali dhe Shtetet e Bashkuara.

Top Channel