Xhorxh Ueah në krye të opozitës në Liberi

07/11/2011 19:35

Nga futbolli në krye të opozitës. Kjo është rruga e ndjekur nga ish-futbollisti i Milanit Xhorxh Ueah.

Ish-sulmuesi i kuqezinjve, është vënë në krye të partisë opozitare, Kongresi për Ndryshimin Demokratik në shtetin afrikan të Liberisë.

Partia e Xhorxh Ueah ka ndërmarrë një fushatë manifestimesh kundër pushtetit. Madje, në përleshjet e ditës së fundit, ai tha se ka patur viktima në radhët e mbështetësve të tij. Viktimat, thotë ai për mediat ndërkombëtare, u shkaktuan nga policia e cila ka hapur zjarr ndaj liberianëve që protestonin paqësisht për një jetë më të mirë.

Top Channel