Me mbipeshën që është shndërruar në një problem botëror, barku është shndërruar në një prej pjesëve më problematike të trupit. Emisioni i “Pasdites” solli të hënën mënyrën se si mund të luftohet fenomeni, duke nisur nga dietat, ushtrimet fizike, e deri tek ndërhyrjet kirurgjikale.

Megjithatë, përpara se një problem të zgjidhet, aim und thjest të fshihet. Ka disa mënyra për të fshehur një bark që nuk ka më përmasat normale. Veshja, kryesorja në fshehjen e këtij problemi, duhet të plotësojë disa parametra.

E para që bën diferencën është copa, e cila nuk duhet të jetë e trashë, por e hollë dhe e derdhur. Në rast se një njeri është i shëndoshë, copa e trashë vetëm sa do ta rrethojë atë si një thes. Në vend të saj, duhet të përdoret një rrobë e gjerë, e cila derdhet në trup dhe nuk përqendrohet tek format e tij.

Një faktor tjetër që na ndihmon për të kamufluar barkun e madh janë ngjyrat. Duhet të kemi parasys që ngjyrat duhet të jenë vazhdimisht të errta, ngjyrë që ka vetinë të tregojë gjithmonë format më të zvogëluara.

Duhet të kemi parasysh gjithashtu që nuk duhet të përdorim dizenjo me kuadrate dhe me figura të mëdha. Në vend të një bluze me rombe të mëdha, mund të zgjedhim këtë bluzë (e ilustruar me pamjet filmike), të cilat i plotësojnë të tre kushtet e lartpërmendura.

Rripat në bark nuk rekomandohen për gra që janë me bark të shëndoshë. Këshilla e fundit dhe jo më pak e rëndësishme, ju sugjeroj që të mbani korse. Përveç rrobave, ka edhe disa mënyra të tjera për ta treguar veten më të imët. Thithja e barkut dhe ngritja e trupit drejt bën që të evitohet ajo fryrje e madhe dhe të krijohet një efekt viziv më i pranueshëm. i njëjti parim duhet ndjekur edhe në pozicion të ulur, ndërsa është mirë që të shmanget paraqitja në profil.

Këmbët nuk duhet t’I ngremë pas vetes, por duhet t’I ulim poshtë, në mënyrë që të lëmë një hapësirë për barkun që të qëndrojë i lirë, për të mos patur shtrëngime.

Top Channel