Një luan në kabinën e trenit

07/11/2011 17:30

Vonesat në trena janë gjëra që ndodhin, por deri më sot, nuk kishte ndodhur që vonesa të shkaktohej pasi në kabinën e pasagjërëve ndodhej një… luan.

Të paktën, kështu pretendojnë disa pasagjerë të terrorizuar në qytetin britanik të Hadërsfilldit. Pas disa telefonatave, njësi të policisë, të shoqëruara nga një helikopter mbërritën në zonë dhe kontrolluan imtësisht për disa orë me rradhë, por pa gjetur asgjë. Luani ishte zhdukur.

Hetimet vazhdojnë, por ende asgjë nuk është gjetur. Kërkimet brenda kabinës në të cilët u pretendua se u pa luani, përsëri nuk arritën të vërtetojnë asgjë.

Megjithatë, ngjarja nuk mund të mohohet, pasi ishin disa personat e panjohur që telefonuan të terrorizuar dhe ndonëse nuk u gjetën gjurmë e luanit, ai mund të jetë larguar ndërsa dëshmitarët pamorë vraponin që të gjenin një vend për t’u fshehur.

E ndërsa ngjarja bëhet më enigmatike, komuniteti i Hadërsfilldit ndihet gjithmonë e më i shqetësuar nga “luani fantazmë”.

Në muajin maj, ishte policia e Londrës ajo që u befasua, kur u telefonua për shkak të një tigri të ndodhur në një fushë golfi. Në rastin në fjalë, telefonata ishte e vërtetë, pasi kafsha ishte arratisur nga një kopësht zoologjik i ndodhur pranë. Pasi u vendos në gjumë, tigri u rikthye pa incidente në habitatin e tij të mëparshëm.

Top Channel