Holmes sfidon të ftohtin me bluzën e hapur

07/11/2011 18:15

Me filmin e ri të Kate Holmes që sipas kritikëve do ta rikthejë bashkëshorten e Tom Cruise midis emrave të momentit në Hollivud, nuk ishte për t’u befasuar që 32-vjeçarja mposhti të ftohtin dhe shiun, për t’u paraqitur në një mënyrë shumë verore në premierën e organizuar në Los Anxhelos.

Kate ishte veshur vetëm me një bluzë të hapur, ndërsa dha autografë për fansat e mbuluar me xhupa dhe pallto. E entuziasmuar, aktorja u shndërrua në një magnet për të gjithë fotografët e pranishëm, së bashku me aktorin Adam Sandler, me të cilin është protagoniste e “Jack and Jill, tonight”.

Sipas ekspertëve të modës, paraqitja e Holmes në premierën e së dielës përbën një distancim përfundimtar të saj nga veshjet sportive, me të cilat shpesh ka befasuar duke u paraqitur përkrah një Tom Cruise të veshur me kujdes, në pasarelat e së shkuarës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA