Miqtë në Facebook nuk fitohen me rroba banjo

06/11/2011 12:10

Fotografitë e fundit të pushimeve ose e makinës së re të sapoblerë, nuk do të ndihmojnë për të bërë miq të ri në “Facebook”.

Jo vetëm kaq, por një studim tregoi se do të sjellin efektin e anasjelltë, duke i larguar njerëzit dhe duke ngjallur një reagim negativ midis të panjohurve. Gjithashtu, u zbulua se nevojiten mesatarisht vetëm pesë minuta e gjysmë për të krijuar një ide mbi një person, pasi sheh profilin e tij.

Ky zbulim ishte befasues, duke patur parasysh që në një takim me një të porsanjohur, kërkohet dhjetë minuta bisedë për të formuar një opinion, pra dy herë më shumë.

Kërkimi u realizua prej kompanisë “Reputation 24/7”. Gjithashtu, sipas saj, thënia se nuk kam mendim ose nuk e gjykoj një njeri është gjithmonë një gënjeshtër. “Truri i njeriut funksionon në një mënyrë të tillë që nuk mund të mos formojë opinion”, shkruhej në raport.

Top Channel