“Gruaja e hekurt”, 12 vjet në grevë urie

05/11/2011 10:25

Ilom Sharmila, aktivistja e të drejtave të njeriut, e quajtur ndryshe si “gruaja e hekurt”, hyri në vitin e 12 të grevës së urisë, formë proteste e saj kundër ligjit të emergjencës, të hyrë në fuqi vite me parë në shtetin veri-lindor të Manipurit në Indi.

Ligji në fjalë është vendosur për të luftuar guerrilët maoistë, që veprojnë në zonë prej vitesh të tëra, duke ndërmarrë sulme të shpeshta kundër zyrtarëve qeverisës. Ai kufizon lirinë e lëvizjes dhe atë të shprehjes në publik.

“Gruaja e hekurt”, i është nënshtruar disa herë trajtimeve mjekësore në spitalet vendase. Mjekët pohojnë se disa herë janë detyruar të ushqejnë me forcë, për të shmangur fundin tragjik të saj.

Por vullneti i hekurt i Irom Sharmila, e ka shndërruar atë në një ikonë të lëvizjeve paqësore për të drejtat  e njeriut, jo vetëm në Indi, por në mbarë botën.

Top Channel