Në Afrikën e Jugut 19 rinocerontë janë zhvendosur nga vendbanimi i tyre i zakonshëm në një “shtëpi të re” për shkak se kafshët e mëdha rrezikonin seriozisht zhdukjen.

Rinocerontët u zhvendosën me anë të helikopterëve ushtarakë në provincën Limpopo ku tashmë mund të gjejnë ushqim të bollshëm.

Fotografi Michael Raimondo, i cili mori këto pamje të mrekullueshme, u shpreh për ‘The Sun’: “Ishte fantastike. Këta kafshë janë shumë të rëndë, rreth 1500 kg. Qëllimi kryesor ishte të siguronim se do të lëviznin pa u shqetësuar, kështu që ata u vunë në gjumë para udhëtimit.”

“Nuk mund të shkonim me kamionë sepse rrugët janë të bllokuara. Helikopterët u testuan dhe ishim të sigurtë që mund të mbanin pesha kaq të mëdha”, shtoi Raimondo.

Rinocerontët e zinj janë një specie në zhdukje në të gjithë kontinentin afrikan sepse gjuetarët në Safari i vrasin për tu marrë brirët. Vetëm gjatë këtij viti janë vrarë 341 të tillë.

FOTO GALERI
2/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA