7-vjeçarja që punon në klub nate

04/11/2011 21:40

Huang Doudou është një vajzë 7-vjeçare, e cila punon 4 ditë në javë si kërcimtare në një klub nate për të ndihmuar prindërit e saj që nuk janë më të aftë për punë pas një aksidenti.

Në kohën që shokët e saj të klasës janë ngrohtë në krevatet e tyre duke fjetur, Huang detyrohet të veshë këpucët me taka dhe të shkojë në një klub nate në Urumqi.

Vogëlushja fiton rreth 100 dollarë në muaj dhe i pëlqen puna që bën.

“Më pëlqen puna, por mbaroj në 11 të natës dhe më pas kthehem në shtëpi për të bërë detyrat. Më pëlqen të kërcej dhe ka raste që marr bakshishe. Lodhem, por është një punë shumë e mirë”, thekson Huang.

7-vjeçarja jeton së bashku me prindërit e saj në një apartament 12 metra katrorë.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel