Vetëvrasje “online”

03/11/2011 17:30

Një 22-vjeçar francez ka vrarë veten me armë zjarri në qytetin e Marsejës gjatë një seance me psikologun online.

Gazeta ‘La Provence’ bëri të ditur se viktima mori një pushkë dhe qëlloi veten në kohën që po konsultohej me një psikolog nëpërmjet rrjetit. Ishte psikologu ai që lajmëroi policinë.

Nëpërmjet operatorëve u bë i mundur lokalizimi i banesës së 22-vjeçarit, i cili ndodhej në Castres.

Autopsia konfirmoi se djali kishte vrarë veten.

Top Channel