Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, dhe ai i Francës, Nicolas Sarkozy, kanë shkëmbyer batuta pas një mbledhjeje që patën para samitit të G20-ës.
Obama uroi Sarkozy-në për lindjen e vajzës së tij para dy javësh dhe bëri shaka duke thënë se “fatmirësisht vajza i ka ngjarë Carla Brunit, dhe jo babait”.
Presidenti amerikan, baba i dy vajzave 13 dhe 10 vjeç, shprehu kënaqësinë që të jep fakti i të qënit prind i një vajze.
Nga ana e tij, Sarkozy ka edhe tre fëmijë të tjerë (të gjithë djem) dhe tha se i dëgjoi me vëmendje këshillat e homologut amerikan.
“Obama ka dy vajza dhe më dha disa këshilla që do t’i kem parasysh”, deklaroi Sarkozy.
Carla Bruni lindi vajzën me emrin Giulia para dy javësh. Vogëlushja është fëmija e dytë e italianes, e cila ka një djalë të lindur në vitin 2001 nga marrëdhënia me filozofin Raphael Enthoven.
Top Channel