“Apple” pranon problemet me “iPhone 4S”

03/11/2011 18:05

Kompania prodhuese e “iPhone 4S”, brezi i pestë i këtij lloji aparati celular, pranoi se ka një problem në jetëgjatësinë e baterisë. Megjithatë, “Apple” shtoi se një zgjidhje do të gjendet brenda pak javësh.

Pas hedhjes në treg të celularit në mesin e tetorit nisën të qarkullonin zëra për probleme në mbinxehjen e baterisë dhe për shkarkimin e saj brenda vetëm 12 orësh.

Deri të enjten, nuk kishte patur një qëndrim zyrtar nga ana e kompanisë. Megjithatë, një komunikatë informonte se “nuk ka asnjë problem në baterinë në vetvete, por me sistemin iOS 5, që përdoret për të operuar aparatin. Zgjidhja do të gjendet përpara fundit të vitit”.

Disa zgjidhje të përkohshme janë publikuar në forumet e përdoruesve të aparatit celular gjatë javës. Të gjithë ata që kanë tashmë “iPhone 4S”, do të jenë të detyruar të ndalen për dy minuta në dyqanet e “Apple”, për të rregulluar mospërputhjen që shkakton problemet e baterisë.

Top Channel