UFO gjatë një ndeshje futbolli?

02/11/2011 19:05

Ndeshja e futbollit mes gjimnazistëve të Scottsdale në Arizona të Shteteve të Bashkuara, përvec tifozëve në shkallët e terminalit sportiv, ka patur edhe spektatorë të vecantë nga ajri.

Disa video amatore të xhiruara nga persona të ndryshëm të pranishëm në shkallët e terminalit sportiv, tregojnë 3 mjete të shëndritshme që fluturojnë në mënyrë “të pazakontë” në qiell, që ata pretendojnë se bëhet fjalë për alienë.

Mjetet fluturuese janë parë edhe nga futbollistët në fushë dhe vetë stafet e tyre. Madje trajneri i njërit prej ekipeve të zbritura në fushë, dëshmoi se kishte parë tri pikat e shëndritshme që fluturonin mbi qiellin e Arizonës.

“I pashë teksa fluturonin gjatë lojës dhe i thashë njërit prej ndihmësve se kishin ardhur alienët për të parë ndeshjen tonë”, thotë trajnerit Steve Casey.

Top Channel