Taksitë e hapësirës, arrihet pakti

02/11/2011 00:00

Në media ishte folur për këtë iniciative, por tani është zyrtare.
Kompania amerikane e prodhimit të avionëve Boeing, njoftoi planet e saj
per ndertimin e taksive te hapesires ne nje hangar të Floridës qendrore,
që dikur shërbente për mbajtjen e anijeve të hapësirës.

Marrëveshja e Boeing-ut me agjencinë “Space Florida”, e cila financohet nga shteti, do te lejojë kompaninë ta japë me qira Hangarin Orbital te qendres Kenedi të Hapësirës në Florida. “Nese ndokush mendonte se kjo qender do te mbyllej, marreveshja e Boeing-ut e bind per te kunderten”, tha zevendesadministratori i NASA-s, Lori Garver, duke shtuar se pakti hedh bazat e nje industrie hapesinore komerciale.

Administrata Obama kerkon 850 milione dollare per vitin fiskal te nisur ne 1 tetor, para keto qe do te investohen ne krijimin e anijeve hapesinore per pasagjere. Me terheqjen e flotes se shatellave amerikane, Shtetet e Bashkuara varen tashme nga Rusia per dergimin e astronauteve ne stacionin nderkombetar te hapesires. “Epoka e re e eksplorimit te kozmosit nuk pret, ashtu sic nuk mund te presim ne miratimin e kongresit per fondet”, deklaroi Obama. Boeing synon ta perdore hangarin për prodhimin e kapsulave me 7 vende pasagjerësh, me të cilën të çohen njerëz dhe objekte të nevojshme në hapësirë, projekt ky qe perpos te tjerash, krijon dhe 500 vende te reja pune për specialistë të teknologjisë së lartë.

Top Channel