Në Florida të Shteteve të Bashkuar jeton një gjarpër…me dy kokë. Bëhet fjalë për reptilin të njohur me emrin latin “Lampropeltis triangulun hondurensis”, që si habitat kryesor, nga vetë emri ka Hondurasin.
Biologët thonë se lindja me dy kokë e gjarpërit vjen si pasojë e një crregullimi gjenetik, që sjell edhe ndryshim në ngjyrën e trupit të gjarpërit. Lloji i rrallë me dy kokë ndryshon vetëm në ngjyrë nga reptilët e tjerë të klasës së tij. Ai është portokalli me vija të bardha, ndërsa gjarpërinjtë normalë të kësaj klase janë me ngjyrë kafe me vija të bardha e të zeza.
“Lampropeltis triangulun hondurensis” nuk është helmues.
Rastet e gjarpërinjve me dy kokë nuk janë edhe shumë të rralla, por sipas biologëve, mbijetesa e tyre (sidomos në natyrë) është praktikisht e vështirë për shkak të dy kokave secila me nga një tru që komandojnë një trup të vetëm.
Top Channel