20 sekonda për të bërë sytë blu

02/11/2011 17:50

Në vetëm 20 sekonda, një mjek në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është në gjendje të ndryshojë sytë kafë ose të zinj në ngjyrën blu.

I quajtur Gregg Homer, doktori përdor një lazer të vendosur në një frekuencë të caktuar, për të kryer këtë proces të rëndësishëm.

Në një seancë që zgjat vetëm 20 sekonda, lazeri absorbon pigmentin kaf, ose melaninën, duke bërë që ngjyra blu të shfaqet vetvetiu 2-3 javë më pas.

Shndërrimi me rrezet e lazerit është një alternativë e mirë për ata që pëlqejnë këtë ngjyrë dhe shpenzojnë vazhdimisht në lente artificiale.

Megjithatë, doktori paralajmëron të gjithë të interesuarit se nëse do t’i nënshtrohen operacionit, ngjyra e tyre origjinale e syve nuk mund të rikuperohet.

Në fakt, tek të gjithë njerëzit me ngjyrë të zakonshme sysh, bluja është e fshehur, por në momentin që melanina, substanca që jep ngjyrën kafe hiqet, ajo nuk mund të riprodhohet sërish prej trupit.

Top Channel