Shpërthimi demografik, qyteti që rritet më shpejt

31/10/2011 18:30

Në 31 tetor, zyrtarisht mbi planet jetojnë shtatë miliardë banorë. Megjithatë, shpërthimi demografik nuk është duke u përjetuar kudo me të njëjtat ritme. Dhe pa dyshim, nuk është duke u përjetuar kështu në Foshan, qytetin kinez që në tetë vitet e ardhshme, pritet të shtohet me më shumë se dy milion banorë.

Në një studim mbi shpërndarjen e rritjes demokrafike del se deri në vitin 2020, ritmet e rritjes së qytetit të ndodhur në provincën kineze të Guangzhusë, nuk do të jenë të krahasueshme me asnjë vend tjetër.

Me pak më pak se katër milion banorë aktualisht, Foshani do të ketë më shumë se gjashtë milion pas një dekade, nëse të njëjtat ritme rritje vazhdojnë. I njohur për pasuritë e tij historike, Foshani është shndërruar në një qendër të banuar kaq të preferuar pasi ndodhet në mesin e trekëndëshit të zonës më të industrializuar në Kinë, një vend i artë për të gjithë ata që kërkojnë një punë.

Kështu, nën tempujt dhe pallatet mesjetare të dinastitë Ming, Foshani rritet çdo ditë me disa qindra banorë, për shkak industrive të mëdha që përfshijnë ato të pajisjeve të rënda, qarqeve elektronike, veglave të punës dhe prodhimeve qeramike. Gjatë vitit të shkuar, numri i banorëve u rrit me 14,3%, ritëm që po tejkalohet në 2011-n.

Ndërkohë, të dhjetë qytetet që po rriten më shpejt ndodhen në Azi ose në Afrikë. Gjashtë prej tyre janë në Kinë, ndërsa spikasin edhe kryeqytetet e Nigerisë, Birmanisë dhe Bregut të Fildishtë, vende që po popullohen falë urbanizimit të shpejtë që po ndodh në vendet e botës në zhvillim.

Kjo është lista e të gjithë metropolove në shpërthim

Foshan – Qyteti i lokalizuar në jug të provincës Guangdon të Kinës, provinca me dendësinë më të madhe të popullsisë në të gjithë Kinë. Në vitin 2000 në këtë qytet numëroheshin 1.5 milion banorë, aktualisht aty banojnë mbi 4 milion dhe pritet që në 2020, popullsia e Foshanit të shkojë në mbi 6 milion banorë.

Shantou –  Tjetër qytet në Kinë. Në vitin 2000 numëronte rreth 800 mijë banorë. Sot ka më shumë se 3.5 milion dhe brenda 2020 popullsia pritet të shkojë në 4 milion banorë.

Huizhou – Sërish në Kinë. Në vitin 2000 numëronte pak më shumë se 100 mijë banorë. Aktualisht ka mbi 1.5 milion banorë. Në 2020 pritet të shkojë në 2 milion banorë.

Jiangmen – Lokalizohet në jug të Kinës, sërish në provincën Guandong ( zona industrial e Kinës), në vitin 2000 numëronte pak më shumë se 300 mijë banorë, aktualisht ka mbi 1 milion banorë dhe parashikohet që në 2020 të shkojë në 1.4 milion banorë.

Nantong – Qytet në very të lumit Jangtze në lindje të provincës Jiangsu. Në vitin 2000 numëronte rreth 500 mijë banorë, aktualisht ka rreth 1.4 milion banorë dhe pritet të shkojë në 1.8 milion banorë në 2020.

Putian –  Qytet-port që shërben për lidhjet detare me Tajvanin. Në vitin 2000 regjistronte 400 mijë banorë, aktualisht ka rreth 1.1 milion banorë dhe në 2020 parashikohet të shkojë në 1.3 milion banorë.

Naypyitau – Qytet në qendër të Birmanisë. I kurorëzuar si kryeqytet në vitin 2005. Në vitin 2000 ishte një fshat që numëronte dhjetra banorë. Sot ka rreth 900 mijë banorë dhe parashikohet që brenda 2020 të shkojë mbi 1.2 milion banorë.

Ouagadougou – Kryeqytet i Burkina Fasos në perëndim të Afrikës, themeluar rreth viteve 1100. Në vitin 2000 numëronte rreth 1 milion banorë, aktualisht rreth 2 milion banorë dhe pritet që në vitin 2020 popullsia në këtë qytet të shkojë rreth 3.5 milion banorë.

Yamoussokoukro – Kryeqytet i Bregut të Fildishtë, i cili në fund të shekullit të 19-të ishte thjesht një fshat. Pas shpalles së pavarësisë në vitin 1960, u emërua kryeqytet i dytë i vendit dhe në vitin 1983 u përcaktua zyrtarisht si kryeqyteti i vetëm i Bregut të Fildishtë. Në vitin 2000 numëronte rreth 400 mijë banorë, sot mbi 1 milion, e pritet që në 2020 popullsia të tejkalojë 1.5 milion banorëve. 

 


Top Channel